Dy fëmijë nga Kosova u mbytën në Francë, reagojnë Haradinaj dhe Pacolli

schedule13:02 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 13:02 - 25 Dhjetor, 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe reagoi Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli  kanë reaguar pas lajmit se dy fëmijë me origjinë nga Kosova humbën jetën në Francë.

Haradinaj e quajti tragjike lajmin, ndërsa i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve.

“Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ndërsa ministri Behgjet Pacolli tha se me dhimbje të thellë e mori lajmin dhe njoftoi se misioni diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjen në këto momente të vështira.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, tha Pacolli.

Dy fëmijët 5 dhe 2 vjeç po luanin pranë një lumi në prani të nënës së tyre pasditen e kësaj të marte, por përfunduan në rrymën e ujit duke gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në Montbrison (Loire).

Nëna 35-vjeçare nga Kosova kishte ngrënë me fëmijët në një restorant të ushqimit të shpejtë, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit.

Sipas deklaratave, në ujë përfundoi fëmija më i vogël, ndërsa motra u përpoq ta kapte por përfundoi edhe ajo në rrjedhën e ujit. Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i ringjallte. Pastaj ajo paralajmëroi njerëzit të njoftojnë shërbimet e urgjencës, të cilët mbërritën menjëherë në zonë por nuk mund të bëjnë asgjë.

Nëna, në shok, u shtrua në spital. Zyra e prokurorit Saint-Etienne hapi një hetim, dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!