Ed Sheeran u dha një lajm të keq fansave për Krishtlindje. Ai njoftoi se do marrë pushim nga puna dhe mediat sociale deri sa të vijë koha e duhur.
Këngëtari që qëndron në krye të klasifikimeve tha se dëshiron të marrë kohën për të udhëtuar, shkruar dhe lexuar, duke shtuar se do kthehet më vonë me muzikë të re.
Sheeran tha se ka punuar pa pushim që nga viti 2007 dhe është koha për të parë më shumë botën.
Ndërsa premtoi se do kthehej kur të ketë jetuar pak më shumë për të pasur diçka për të shkruar.
Ai ndryshoi edhe foton e profilit duke vendosur një imazh bardh e zi me shkrimin “BRB”, që do të thotë do kthehem.
Deklarata e Sheeran pasoi nga një vit tjetër suksesi që arriti kulmin kur ai u emërua artist i dekadës në Mbretërinë e Bashkuar nga Official Charts Company.
Javën e kaluar publikoi këngën “Put It All On Me” në bashkëpunim me Ella Mai./abcnews.al