Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësia e re ngjan me të vjetrën”, Minxhozi: GJKKO ka zeruar mundësitë për një proces normal penal

schedule20:32 - 23 Shkurt, 2026

schedule 20:32 - 23 Shkurt, 2026

TIRANË– Nuk ka heqje të imunitetit për zv.kryeministren Belinda Balluku. Mazhoranca socialiste në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit rrëzoi raportin e PD për heqjen e imunitetit të Ballukut pas kërkesës së SPAK.

Çështja u diskutua edhe në studion e emisionit Real Story”, ku analisti Skënder Minxhozi komentoi zhvillimet politike dhe qëndrimin e mazhorancës.

Ai shtoi se institucionet e drejtësisë speciale, përfshirë Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), sipas tij, kanë krijuar një situatë që vështirëson një proces normal penal, duke e cilësuar realitetin aktual si larg premtimeve të reformës.



Ai theksoi se drejtësia e re ngjan me drejtësinë e vjetër.

“Çfarë ndodhi sot në të sallë, Në atë sallë ndodhën dy fenomene,  të cilat kanë bashkëshoqëruar njëri tjetrin, Janë të ndërlidhur mes tyre dhe të mbivendosur madje e dhe për mendimin tim prodhojnë atë përfundim që ne pamë pas kësaj mbledhjeje të gjatë. E para është që PS i ka thënë “lamtumirë” tashmë qëndrimit deri diku naiv mendoj unë, që partia nuk është zyrë avokatie, jepni dorëheqjen dhe shkoni mbrohuni vetë.

Pra, një qëndrim, i cili përkonte një besimit të verbër të Ramës dhe të tjerëve tek drejtësia e re, sepse ishte një drejtësie që shoqërohej me fjongot dhe lulkat, që vetë mazhoranca kujdesej të zbukuronte herë pas herë për ta shitur si produktit e vet më të mirë, gjatë 13 viteve pushtet dhe e cila ka çuar qelive të burgut në rrethana shumë shpesh edhe të padrejta mjaft zyrtarë deri më sot.

Rrethana e dytë, që lidhet me të parën,. është një nevojë graduale dhe e pandalshme mendoj unë për të vënë pikëpyetje dhe për të ngritur shqetësime të shëndetshme dhe konstruktive mbi një reformë , e cila është në vitin e 7 të zbatimit konkret, flas për drejtësinë special dhe në vitin e dhjetë të votimit politik në Parlament, pra ka bërë një copë rruge të madhe, dhe e cila na treguar se së bashku me pjesën tjetër të drejtësisë ka prodhuar një situatë, e cila është krejt larg atij premtimi fillestar, që do ndërtojë një drejtësi, e cila do të ndërtojnë  një drejtësi, e cila do të shëndoshë plagët e drejtësisë së vjetër dhe do të ofrojë standardet për shqiptarët.

Janë 200 mijë dosje nëpër gjykata. Njerëzit e thjeshtë që nuk gjejnë drejtësi, përveç se sërish me lekë. Institucione drejtësie, drejtësi speciale, që realisht janë më shumë fantazma sesa institucione.

GJKKO, na çon në një situatë, ka zeruar mundësitë për një proces normal penal. Kjo drejtësie nuk po ofronte standard që ëndërruam në 2016, por ne sot kemi të njëjtat fenomene, ndoshta me çmime më të larta. Kjo është cinik, por realisht ndodhemi në një situatë, që i ngjan shumë një zgjatimi të drejtësisë së vjetër”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!