Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet kërkesa për imunitetin e Ballukut/ Çupi: Akuzat e SPAK janë absurde, drejtësia s’mund të marrë pushtet pa votë

schedule18:40 - 23 Shkurt, 2026

schedule 18:40 - 23 Shkurt, 2026

TIRANË- Këshilli i Mandateve rrëzoi me votat e socialistëve kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit si deputete te numrit dy të qeverisë, pas kërkesës së bërë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ndryshimin e masës së sigurisë.

Socialistët thonë se masa e pezullimit për zëvendëskryeministren është e mjaftueshme. Tani pritet seanca e 5 marsit ku do votohen dy raporte, një i PS dhe një i PD në seancë plenare.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Tirana Live” u shpreh se akuza e SPAK është absurde dhe se drejtësia nuk mund të marrë pushtet pa votë, përmes presioneve.



Sipas tij, kanë ndërtuar mijëra faqe, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me provat e pretenduara nga organi i akuzës.

“Ishte e pritshme sigurisht, sepse me masa të tilla të papranueshme për një drejtësi normale ishin të tepruara. Në drejtësi ne po ecim duke mësuar nga fatkeqësitë. Pasi burgosën pa gjetur provat, pasi ndërtuan dosje me 160 mijë faqe, ky është absurd i botës. Ka ardhur një moment, që Kuvendi ose duhet të reagojë kështu ose duhet të shpërndahet. Nëse drejtësia bën presion për të marrë pushtet pa votë, kjo është alarmante.

Ajo është një akuzë e paformuluar, e ndërtuar mbi thashetheme, e ndërtuar me mesazhe telefonike. Është një sfidë që Parlamenti të mundë t’ia dalë, për t’iu dhënë drejtësi qytetarëve.

Nuk mund të quhet më një drejtësi e re, është një drejtësi që nuk do të japë drejtësi. Parlamenti duhet të jetë i qartë, çfarë është kjo trupë gjyqësore, çfarë bëjnë dhe pse duan të rrëzojnë rendin kushtetues të Shqipërisë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!