Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet kërkesa për imunitetin e Ballukut/ Socialistët: Masa e pezullimit është e mjaftueshme

schedule15:24 - 23 Shkurt, 2026

schedule 15:24 - 23 Shkurt, 2026

TIRANË- Nuk ka heqje të imunitetit për zv.kryeministren Belinda Balluku. Mazhoranca socialiste në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit rrëzoi raportin e PD për heqjen e imunitetit të Ballukut pas kërkesës së SPAK.

“Në përfundim të këtij procesi, duke qenë se pala tjetër e kishte marrë vendimin para se të bëhej shqyrtimi, ndërkohë që në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve, kam informuar Këshillin e Mandateve, ne nuk ishim dakord me atë mënyrë sesi është propozuar”, tha Taulant Balla, kreu i grupit Parlamentar të PS.

Në mbledhjen 5 orëshe, avokatët mbrojtës të zv.kryeministres argumentuan se si e pezulluar, Balluku nuk mund të prishë provat apo edhe të arratiset, ndaj dhe kërkuan prova konkrete nga SPAK për ta vërtetuar. Përndryshe kërkuan rrëzimin e kërkesës për heqjen e imunitetit.



Ndërsa PD kishte gati raportin për heqjen e imunitetit, nga PS, kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se për mazhorancën, mjafton pezullimi, s’ka nevojë për masë më të ashpër.

“Masat ndaj Belinda Ballukut që janë në fuqi deri tani, janë të mjaftueshme”, tha Ulsi Manja, deputet i PS-së.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes se PS do të shkojë me raportin e saj në parlament për imunitetin. Fillimisht raporti kalon nga grupi parlamentar, e më pas për votim në Kuvend.

“Do të keni një informim nga ana ime dhe anëtarëve të tjerë në një nga mbledhjet e para të grupit. Nuk e jep autorizimin këshilli, por e jep seanca plenare.  Pas atij komunikimi, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në përfundim të këtij procesi, sapo kolegu Ulsi Manja të ketë hartuar raportin në emër të pesëshes sonë.”, tha ai.

Pra, në seancën më të afërt parlamentare, që daton më 5 mars, PS dhe PD do të shkojnë me dy raporte të ndryshme në Kuvend, për imunitetin e Ballukut. Të dyja do të hidhen në votim.

Mazhoranca socialiste ka shumicën e kartonëve jeshilë, por siç thotë Balla, ndryshe nga PD, do respektohen procedurat dhe argumentet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!