Policia e Vlorës ka arrestuar Fioraldo Meminaj dhe Lirim Likaj, pasi dyshohet se merreshin me transport dhe shitje të lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brotherhood”.
Shërbimet e Policisë ndaluan dhe kontrolluan automjetin e dyshuar tip “Volksëagen Touran”, me të cilin udhëtonin shtetasit F. M. dhe L. L.
Nga kontrolli i automjetit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e përgatitur për shitje.
Në vijim të operacionit dhe veprimeve procedurale, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. M., banues në fshatin Trevllazër, Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, gjithsej rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. L., banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë zjarri automatike, model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë luftarakë.


