Në një skuadër futbolli ka larmishmëri lojtarësh. Ka nga ata të talentuarit, nga të cilët pritet goli, nga ata që forcën e kanë më të tepërt se teknika dhe nevojiten për të mbrojtur portën nga sulmet e kundërshtarëve, por edhe ata që quhen lojtarë trajnerësh.
Jose Callejon futet te kategoria e fundit. Spanjolli është pjesë e Napolit prej verës së vitit 2013, moment kur la Real Madrid për të vijuar karrierën në Serie A. OptaPaolo ka bërë një studim në lidhje me lojtarët që janë aktivizuar më shumë prej vitit 2010 në 5 kampionatet kryesore të Europës, (portierët janë jashtë këtij studimi).
Në vend të parë është Callejon, i cili numëron 351 ndeshje të zhvilluara gjatë kësaj periudhe. Pas anësorit ofensiv renditet Eden Hazard me 348 ndeshje, ndërsa podi kompletohet nga Leo Messi me 343 të tilla. Renditja vijon me Antoine Griezmann (338 ndeshje) dhe Daniel Congre. 34-vjeçari francez është pjesë e Montpellier prej vitit 2014 dhe në dhjetë vitet e fundit është aktivizuar 334 herë. /abcnews.al
351 – José #Callejón is the outfield player with the most appearances (351) in the 2010s in the Top-5 European Leagues. Stakhanovite.#Opta2010s pic.twitter.com/ptIajnmyl0
— OptaPaolo (@OptaPaolo) December 24, 2019