Bllokohet për qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Pogradec pranë Dragostunjës. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit thonë se për shkak të dëmtimit si pasojë e rrëshqitjes do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli tha se tashmë po punohet për të krijuar një Bypass provizor për sigurinë e qytetarëve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel i drejtuesve që të shmangin lëvizjen drejt juglindjes deri në hapjen e aksit rrugor.
Rrëshqitja e segmentit rrugor shpjegohet me faktin se zona është ujëmbajtëse dhe është gërryer nga lumi.
Drejtuesve të mjeteve të vogla u bëhet thirrje të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.
“Për shkak të rrëshqitjes së dherave në aksin Librazhd – Përrenjas rrezikon të bjerë edhe një shtyllë e tensionit të mesëm 110kv.OST sqaron se deri në këtë moment, shtylla nuk ka pësuar asnjë deformim apo lëvizje dhe se situata është në monitorim.”


