Ish-diplomati Roland Bimo vlerësoi se politika e jashtme shqiptare ka qenë tradicionalisht e orientuar drejt Evropës, me integrimin në Bashkimin Europian si objektiv kryesor gjatë tre dekadave të fundit.
Ai paralajmëroi se zhvillimet globale, përfshirë një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, mund të ndikojnë ndjeshëm në ekuilibrat aktualë, duke shtuar se epoka e frymëzuar nga Donald Trump po sjell një valë të re nacionalizmi në politikën ndërkombëtare.
“Janë dy drejtime, çfarë ndodh dhe tjetra çfarë mendoj unë që do ndodhë. Ne do të jemi në situatën nga do të fryjë era, nuk jemi të qëndrueshëm. Politika Shqiptare e jashtme në këto 30 vjet ka qenë me Evropën, me objektiv kryesor integrimin në Bashkimin Europian. Ne historikisht nuk kemi qenë në gjendje të shikojmë jashtë murit. Nëse Amerika fillon vërtet një luftë me Iranin nuk do të jetë e njëjtë siç është sot me Donald Trump. Koha që po vjen e frymëzuar nga Trump është nacionalizmi”, tha Bimo.


