Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Paqes/ Trump: Të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama

schedule15:46 - 19 Shkurt, 2026

schedule 15:46 - 19 Shkurt, 2026

WASHINGTON- Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se “Bordi i Paqes” përbëhet nga liderë shumë të respektuar ndërkombëtarisht, duke theksuar se iniciativa synon forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit global.

Gjatë fjalës së tij, Trump u shpreh i nderuar për praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe të presidentit të Argjentinës, Javier Milei, të cilin e cilësoi si aleat dhe tha se e kishte mbështetur gjatë zgjedhjeve.

Ai përmendi gjithashtu mbështetjen e tij për liderë të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili ishte i pranishëm në takim.



Më tej, Trump theksoi se bashkëpunimi me këta liderë është thelbësor për misionin e “Bordit të Paqes”.

Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar. Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, kryeministri shqiptar, presidenti i Argjentinës, aleati i Donald Trump, të cilin e kam mbështetur gjatë zgjedhjeve. Tani mbështes liderë të huaj, përfshirë Viktor Orban, që është këtu”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!