Parandalohet ngjarja kriminale. Një sherr është raportuar në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”, mes dy personave.
Pas ndërhyrjes së policisë është kapur shtetasi 39-vjeç i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/


