Eksperti Xhavit Shala tha se premtimi për paqe në Ukrainë nuk është mbajtur dhe kjo mund të krijojë probleme politike dhe për elektoratin e Trump.
Ai theksoi se është e rëndësishme që palët të ballafaqohen dhe diskutojnë në tryezën e bisedimeve, ndërsa Ukraina po prodhon armë dhe merr mbështetje nga vendet e BE-së dhe Europa për të ulur varësinë nga SHBA. Shala shtoi se SHBA duhet t’i japë një zgjidhje situatës, por Ukraina nuk duhet të heqë dorë nga sovraniteti i saj.
“Paqja në Ukrainë është një premtim që s’e ka mbajtur dhe mund të ketë problem politik dhe në elektorat. Dy ditë para bisedimeve, Trump tha se Zelenskyt i duhet sa më shpejt të ulet në tryezën e diskutimeve, dhe ishte presion, pra ose në tavolinë ose në menu që vendimet t’i marrin të tjerët. Në bisedime është e rëndësishme që palët të ballafaqohen dhe diskutojnë; kjo ka rëndësi në diplomacinë mes dy forcave në luftë.
Ukraina e ka ulur varësinë nga SHBA, përveç fushës së inteligjencës, ndërkohë që vendet e BE-së dhe Europa kanë shtuar mbështetjen. Ukrainasit po prodhojnë një sasi të shtuar armësh, dhe Zelensky kritikoi Trump për prodhimin e përbashkët të raketave Tomahawk. Amerika është tërhequr plotësisht. Trump duhet t’i japë një zgjidhje, qofte edhe si konflikt i ngrirë. Ukraina s’duhet të heqë dorë nga sovraniteti formal, atë që kërkon edhe Rusia.” / abcnews.al /


