I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Landi Hysi foli për projektin më të ri të West Side Family, këngën “Për Ne”, si dhe për rrugëtimin e Mirit në Big Brother VIP Albania.
Sipas Landit, “Për Ne” është shkruar nga Armiri dhe me muzikë nga Alban Kondi, një projekt i realizuar disa kohë përpara se Miri të bëhej pjesë e Big Brother. Kënga është publikuar tani për të forcuar edhe më shumë imazhin e tij brenda shtëpisë, duke sjellë një mesazh emocional “kur shpirti flet me muzikë”.
Sa i përket lojës në BBVA, Landi u shpreh i bindur se Miri meriton fitoren e këtij edicioni. Ai komentoi edhe marrëdhënien mes Mirit dhe Selinit, duke thënë se ata “kuptohen me sy”, por po vijojnë të luajnë fort me njëri-tjetrin mes dinamikave dhe klaneve të reja në shtëpi.
Duke theksuar miqësinë e tyre që nga viti 1994, Landi shtoi se e njeh Mirit çdo veprim dhe se ai po përballon një trysni shumë të madhe çdo ditë. Mesazhi i tij i fortë dhe i qartë në emision ishte: “Miri nuk ka nevojë për mbrojtjen time. Ai do fitojë.”/abcnews.al


