Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Prishtinë, takon Kurtin/ Kryeministri i Kosovës e pret me ceremoni zyrtare

schedule15:07 - 16 Shkurt, 2026

schedule 15:07 - 16 Shkurt, 2026

PRISHTINË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky është takimi i parë mes dy kryeministrave, pas disa kohësh.

Më herët, Rama u prit nga Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ndërsa së bashku morën pjesë në ceremoninë e promovimit të librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala.

Libri i Shalës i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.



Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Prokuroria Speciale nuk provoi asgjë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama theksoi se ish-krerët e UÇK, u armatosën kundër një politike shfarosëse.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!