PRSHTINË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur paraditen e kësaj të hëne për një vizitë pune në Kosovë.
Ai u prit fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, shefi i qeverisë shqiptare do takohet dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Sipas agjendës, Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Kosova kremton të martën e 17 shkurtit 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë./abcnews.al


