Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Letër për pavarësinë e Kosovës/ Presidentja Osmani falënderon Trump: Qëndrojmë gjithnjë krah SHBA-së

schedule10:21 - 16 Shkurt, 2026

schedule 10:21 - 16 Shkurt, 2026

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar homologun e saj amerikan, Donald Trump pasi pranoi nga ai një letër urimi me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në  Facebook, e para e vendit theksoi se Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt.

“Faleminderit Presidentit Trump për urimin e përzemërt për popullin e Kosovës në prag të Ditës së Pavarësisë, si dhe për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.  Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt”, shprehet Osmani në reagimin e saj në Facebook.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!