Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muçi barazon rekordin/ Ylli kuqezi shënon golin e 13-të të sezonit në futbollin turk

schedule23:39 - 14 Shkurt, 2026

schedule 23:39 - 14 Shkurt, 2026

Ernest Muçi shënoi një tjetër gol në Superligën turke, edhe pse skuadra e tij, Trabzonspor, e humbi ndeshjen ndaj Fenerbahçes ndonëse e luajti në shtëpi.

Ylli I kombëtares shqiptare realizoi për 1-0 që në minutën e 6-të, veçse në përfundim skuadra nga Stambolli triumfoi me shifrat 3-2. Për lojtarin kuqezi ky ishte goli I 13-të I sezonit, dhe ai tashmë ka barazuar rekordin e karrierës. Po 13 gola shënoi dy sezone më parë, në Poloni dhe në Turqi.

Muçi po luan edicionin më të mirë të gjithë karrierës dhe synon të vendosë rekorde të reja e të arrijë kupat e Europës me skuadrën e tij. Sidomos, ai ka qenë në formë të madhe që nga fundi I nëntorit të vitit të kaluar, me 10 gola në vetëm 10 ndeshje të Superligës turke, ndërsa ka shërbyer edhe 3 asiste.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!