Në moshën 54 vjeçare, ëndrrat e rinisë, disa mund t’i konsiderojnë marrëzi të moshës, por për Yllka Ferkon nga Fieri, dëshira për të kënduar mbeti po aq e fortë sa në kohën kur ishte gjimnaziste.
Sot, Yllka menaxhon një butik të vogël veshjesh. Por as puna si shitëse dhe as sfidat e jetës nuk ia kanë zbehur kurrë dashurinë për muzikën. Ajo ngjitet në skenë në koncerte të ndryshme, shpeshherë krah djalit të saj, i cili studion kanto në shkollën artistike “Jakov Xoxa”.
Aldrini Ferko, 17 vjeç, duket se ka trashëguar jo vetëm zërin, por edhe këmbënguljen e nënës. Ai është i vetmi djalë në klasën e kantos, një degë që vetëm pak vite më parë nuk kishte asnjë nxënës.
Nënë e bir janë ftuar të performojnë së bashku në disa koncerte, duke ndarë jo vetëm skenën, por edhe të njëjtin pasion.
I vetëdijshëm se rruga drejt ëndrrës për t’u bërë tenor kërkon shumë punë dhe përkushtim…
Më shumë se talent, Aldrini ka pasion, ambicie dhe besim. Sepse, në fund të fundit, botën e ndryshojnë ata që besojnë vërtet se munden.


