Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manaj shënon dy gola/ Sulmuesi shqiptar protagonist në Ligën e Parë të Turqisë

schedule19:42 - 14 Shkurt, 2026

schedule 19:42 - 14 Shkurt, 2026

Nuk ishte përfundimi më I mirë I mundshëm, por ai nuk pati faj.

Rej Manaj bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e Ligës së Parë të Turqisë, ndonëse skuadra e tij, Sivaspor, barazoi 3-3 në shtëpi dhe nuk rriti shpresat për të forcuar pozitat në kampionat.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare shënoi dy gola në sfidën në shtëpi ndaj rivalit me emrin Van, edhe pse kjo nuk mjaftoi për të siguruar fitoren.



Manaj goditi në minutën e 28-të, dhe pastaj pas 4 minutave me goditje dënimi.

Këto ishin rrjetat e tij të para që pas rikthimit në Turqi, ndërsa në fazën e parë të këtij sezoni ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për fat të keq, paraqitje tij shumë e mirë sikur shkoi dëm pasi Van nuk u dorëzua dhe realizoi dy gola pas pushimit.

Kenet Mamah shënoi të dytin personal dhe në minutën e pestë shtesë erdhi barazimi nga Çavushoglu.

Pas 25 javësh kampionat, Sivaspori është në vendin e 14-të në kampionatin me 20 ekipe, duke qenë ende I rrezikuar për statusin në Ligën e Parë, dhe pa shpresa reale për t’u ngjitur në Superligë.

Rëndësi për momentin ka që Manaj të luajë e të shënojë gola për të qenë në formë për ndeshjen e kombëtares ndaj Polonisë në plej ofin e Botërorit në 26 mars.  / ABCNEWS.AL /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!