Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Riatdhesohet Eva Dumani/ Kthehet nga Siria shqiptarja e fundit në kampin Al-Hol

schedule19:08 - 14 Shkurt, 2026

schedule 19:08 - 14 Shkurt, 2026

Pas 12 vitesh në kampin famëkeq të xhihadistëve Al Hol në Siri riatdhesohet Eva Dumani. 21 vjecarja ishte e evtmja shqiptare e mebtur ne siri, ku ishte cuar bashke me te vellane nga I ati xhihadist, kur ishin ende femije.

Shqiptarja ka mberritur paraditen e se shtunes ne Rinas nga Turqia.

Pas shperberjes se kampit al Hol ne Siri, Eva Dumani ka arritur të dalë nga izolimi dhe me ndihmën e disa të panjohurve ka kaluar ilegalisht në Turqi. Pas marrjes në pyetje nga autoritetet Turke dhe takimit aty me familjarët e saj të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë kërkuar dhe kanë tentuar riatdhesimin e saj, nisën procedurat me autoritetet shqiptare për kthimin e vajzës në Shqipëri.



Pas një operacioni të koordinuar me partnerë ndërkombëtarë, autoritetet shqiptare kanë arritur të kthejnë në vend 21-vjeçaren. Në këtë proces janë përfshirë Ministria e Jashtme, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Policinë e Shtetit dhe zyrtarë të strukturave te antiterrorit, në bashkëpunim me autoritetet turke.

Po si kishte perfunduar ne siri Eva dumani dhe vellai I saj?

Ne vitin 2014 motër e vëlla në moshat 9 dhe 7 vjec u morën nga babai i tyre duke u mashtruar me nje udhetim ne mal te zi, por arriten ne Turqi e me pas ne frontin e luftes xhihadiste ne Siri. Ne vitin 2019 pas vrasjes se  babait të tyre dy femijet përfunduan në kampin famëkeq Al Hol.

Më 26 tetor 2020, qeveria shqiptare ndërmori një operacion të vështirë për kthimin e grave dhe fëmijëve nga kampet siriane. Në atë operacion u riatdhesua në Shqipëri vetëm vëllai i Evës, Endri Dumani, atëherë 13 vjeç, së bashku me tre femije te tjere shqiptare dhe nenen e tyre.

Përpjekjet e familjarëvë për kthimin e Eva Dumanit në Shqipëri kanë qënë të shumta. Gjyshja  e tyre shkoi ne siri dhe tentoi ti merrte nipërit e saj, por mbeti e bllokuar në kampin Al Hol ku dhe ndërroi jetë atje.

Tashme pas 12 vitesh te veshtira ne jeten e saj, e reja Eva dumani I bashkohet nene, vellait dhe te afermve te tjere ne shqiperi.  / ABCNEWS.AL /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!