Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britania: Lideri opozitar rus u vra me helm nga toksinat e bretkosës, Kremlini fajtor!

schedule18:25 - 14 Shkurt, 2026

schedule 18:25 - 14 Shkurt, 2026

Lideri opozitar rus Alexei Navalny është vrarë me një helm të zhvilluar nga një toksinë e bretkosës “dart frog”, kanë deklaruar Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj evropianë.

Dy vjet pas vdekjes së Navalnyt në një koloni penale në Siberi, Britania dhe vendet aleate kanë fajësuar Kremlinin, pas analizave të mostrave të marra nga trupi i tij. Sipas Foreign, Commonwealth & Development Office, në mostrat e trupit të Navalnyt është gjetur një toksinë e quajtur epibatidine, për të cilën nuk ka “asnjë shpjegim të pafajshëm”.

Duke folur nga Munich Security Conference, Sekretarja e Jashtme britanike Yvette Cooper deklaroi:
“Vetëm qeveria ruse kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të përdorur këtë toksinë vdekjeprurëse kundër Alexei Navalny gjatë burgimit të tij në Rusi.”



Një deklaratë e përbashkët u publikua nga Britania e Madhe, Suedia, Franca, Gjermania dhe Holanda, ku thuhet:
“Vetëm shteti rus kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të përdorur këtë toksinë vdekjeprurëse për ta shënjestruar Navalnyn gjatë burgimit të tij në një koloni penale ruse në Siberi, dhe ne e mbajmë atë përgjegjës për vdekjen e tij.”

Aleatët theksuan se epibatidina gjendet natyrshëm te disa bretkosa në Amerikën e Jugut. Bretkosat e mbajtura në robëri nuk e prodhojnë këtë toksinë dhe ajo nuk gjendet natyrshëm në Rusi, duke përforcuar pretendimin se bëhet fjalë për një helm të përpunuar.

Kryeministri britanik Keir Starmer vlerësoi “guximin e jashtëzakonshëm” të Navalnyt, duke theksuar se “vendosmëria e tij për të zbuluar të vërtetën ka lënë një trashëgimi të qëndrueshme”.

Edhe ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot deklaroi se Franca “i bën homazh” Navalnyt, duke shtuar se ai u vra për luftën e tij në favor të një Rusie të lirë dhe demokratike.

Navalny, një aktivist kundër korrupsionit dhe një nga kritikët më të zëshëm të Kremlinit, vdiq papritur në burg më 16 shkurt 2024, në moshën 47-vjeçare. Në vitin 2020 ai ishte helmuar me agjentin nervor Novichok, u trajtua në Gjermani dhe u arrestua sapo u kthye në Rusi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!