Firo te Besëlidhja, konfirmohet largimi i parë

schedule21:22 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 21:22 - 24 Dhjetor, 2019

Besëlidhja humbet një prej lojtarëve kryesorë të dy sezoneve të fundit. Portieri Samet Bajri ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin lezhjan. “Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Besëlidhjes.

Falënderim i veçantë shkon për drejtuesit dhe trajnerët që kam pasur, sidomos për profesor Dashnor Hasanin. Falënderoj shumë dhe çunat, me të cilët kam kaluar një periudhë të mirë. I uroj suksese çdokujt, sepse e meritojnë. Suksese”, shkruan Bajri.

Portieri shkodran, prodhim i akademisë Vllaznia, largohet nga ekipi lezhjan pas dy vitesh e gjysmë. Këtë sezon “gardiani” ka luajtur vetëm në gjashtë ndeshje, kurse vjet ka qenë numri një i pa diskutueshëm, duke u aktivizuar në 26 takime. / abcnews.al

Postimi i bërë nga Samet Bajri

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!