Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trafik droge në disa qytete/ GJKKO dënon Bujar Brahajn, Ertjan Pjetërgjokajn dhe Elton Ukajn

schedule16:30 - 13 Shkurt, 2026

schedule 16:30 - 13 Shkurt, 2026

SPAK ka çuar për gjykim tre shtetas të akuzuar për veprimtari në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, ndërsa çështja u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Me vendimin nr. 15, datë 13.02.2026, gjykata shpalli fajtor:

Bujar Brahaj, për “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Pas bashkimit të dënimeve dhe aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.



Ertjan Pjetërgjokaj, për “Grup i strukturuar kriminal”. Pas shtimit të dënimit sipas nenit 334/1 të Kodit Penal dhe uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 5 vite e 4 muaj burgim.

Elton Ukaj, për “Grup i strukturuar kriminal”. Pas bashkimit të dënimeve dhe aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Të tre të pandehurit do t’i vuajnë dënimet në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa në llogaritje do t’u përfshihet koha e qëndrimit në masën e sigurimit “Arrest në burg”.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!