Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A ka probleme në reformën në drejtësi? Balla në “Real Story”: Edhe kur shkruhen ligje bëhen gabime

schedule21:15 - 12 Shkurt, 2026

schedule 21:15 - 12 Shkurt, 2026

TIRANË- Në një intervistë për “Real Story”, Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist, ka pranuar se në ligjet dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi ka pasur gabime, por theksoi se Partia Socialiste do të votojë gjithmonë për reformën, edhe sikur të ktheheshin 100 herë pas.

Më tej, Balla tha se ka gabime njerëzore edhe kur shkruhen ligje dhe kjo është e pashmangshme.

Megjithatë, Balla insistoi se përparimi i bërë nga reforma ka qenë i madh dhe mbështetja ndaj SPAK-ut mbetet e pakushtëzuar.



Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Këtu lidhet dhe pyetja ime, a ka diçka që është bërë gabim në Reformën në Drejtësi? Sepse unë flas për prokurorë të SPAK-ut dhe tek çështja e masave të sigurisë ky është ligji që na është vënë përballë dhe ne po e zbatojmë ligjin.

Taulant Balla: Unë nisur nga këto eksperienca që të thashë, kam qenë dhe mbetem si kryetar grupi nënkryetar grupi, Partia Socialiste 100 herë te kthehet mbrapa 100 herë do të votojë Reformën në Drejtësi.

Sokol Balla: Nuk ju pyeta për këtë sepse edhe ne jemi pro Reformës në Drejtësi edhe SPAK-ut. Pyetja ime ishte konkrete. A ka diçka që është bërë gabim në ligjet e reformës, në ngritjen e institucioneve, tek vetingu, tek përzgjedhja, tek formimi i anëtarëve?

Taulant Balla: Ka gabime. Edhe ti kur bën një shkrim apo një opinion tëndin bën gabime edhe të shkruash ligje bëhen gabime.

Sokol Balla: Sot keni 200 mijë dosje gjithsej. E nisëm reformën sepse kishim problem sepse kishim 16 mijë dosje stok, sot ke 200 mijë. Unë personalisht kam dy të karakterit civil. Në apel është caktuar gjykatësja, datat do më dalin ndoshta pas 3-4 vitesh.

Taulant Balla: Unë kam akoma gjyqet e vjetra për shpifje

Sokol Balla: I ke akoma ti me doktorin?

Taulant Balla: Me doktorin, me familjen e me shërbëtorët e familjes, më njoftojnë ish ministra të familjes. Por kam një element vendimet e Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut. Gjëja që mua më vjen keq është që Gjykata e Lartë nuk po ndërhyn që me ndihmën e Gjyaktës Europiane të t drejtave të njeriut Gëllçi kundër Shqipërisë, Hysa kundër Shqipërisë nuk po i merr dhe ti rikthejë në normë.

Sokol Balla: Pse?

Taulant Balla: Janë detyrim o Sokol!

Sokol Balla: Pse nuk e bën?

Taulant Balla: Të them të drejtën janë shumë i kënaqur po nga Gjykata e Lartë që një vendim të tillë nga Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut si në rastin e Aleks Nikës, pra Nika kundër Shqipërisë, e ka marrë vendimin e ka zbardhur vendimin…

Sokol Balla: Po të mos ta bënte dhe atë pastaj…

Taulant Balla: Por problemi është këtu Sokol…/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!