Liverpool përballet me Leicester të enjtën në darkë (21:00), ndërsa Jurgen Klopp është ndalur te Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp. Trajneri italian është rikthyer në Premier League dhe është gati të nisë rrugëtimin me Everton.
Marrëdhënia mes Ancelottit dhe trajnerit gjerman ka qenë gjithmonë e veçantë. Të dy ekipet do të ndeshjen me datë 5 janar në çerekfinalet e FA Cup. Klopp, i sinqertë si gjithmonë, nuk i kursen urimet për Don Carlon, pavarësisht se është ulur në pankinën e rivalëve të qytetit.
“Carlo më pëlqen, më ka pëlqyer gjithmonë shumë. Në këtë ambient është e vështirë të kesh miq, por marrëdhënia ime me të ka qenë gjithmonë pak e veçantë. Do më pëlqente t’i uroja fat të mbarë. Jo, është periudhë Krishtlindjesh, i uroj shumë fat në aventurën e re“, thekson trajneri i Liverpool. /abcnews.al