Gjykata e Posaçme, vendosi të hënë të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, dhe 28 të pandehurve të tjerë përfshirë individ dhe kompani. Gjyqtarja Etleva Deda vendosi të rrëzuar kundërshtimet e deritanishme të të akuzuarve dhe miratuar kërkesën e SPAK për kalimin në Gjykim të kësaj dosje.
Vendimi vjen pas disa shtyrjeve të seancave paraprake. Vetë Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë duke u përfaqësuar vetëm nga avokatja e caktuar kryesisht Velentina Todoresku. Gjyakta e Posacme nuk u shpreh për disa kërkesa nga disa prej të të pandehurve për gjykim të shkurtuar, ndërsa rrëzoi disa kërkesa të tjera për kthim të akteve për hetim ose pushim të çështjes.
Të martën e 10 shkurtit Erion Veliaj bën një vit si i paraburgosur dhe atij i janë rrëzuar disa kërkesa për zbutje të masës ndonëse ka ofruar të gjitha opsionet nga garancia pasurore tek paraqitja 5 herë në javë pranë organit hetues.
Veliaj akuzohet për 5 vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, pastrim parash dhe futje e sendeve të palejuara në burg.
Sipas SPAK, Veliaj dhe persona të therë kishin ngritur një skemë për përfitimim e ryshfeteve në këmbim të favoreve ndaj biznesmenëve për leje ndërtimi.
Tashmë pritet që të hidhet shorti në Gjykatën e Posaçme për të zgjedhur edhe treshen e gjyqtarëve dhe më pas datën e nisjes së seancës në gjyq themeli.
/abcnewsa.al


