Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Arnautët” e Kombëtares/ Plot shtatë futbollistë kuqezinj luajnë në ligën e këtij vendi

schedule13:02 - 5 Shkurt, 2026

schedule 13:02 - 5 Shkurt, 2026

Lidhjet i kemi pasur të vjetra. Po flasim edhe për futbollin, pasi shumë lojtarë shqiptarë kanë luajtur në Turqi, por tashmë është krijuar një koloni e vërtetë.

Plot 7 futbollistë të kombëtares janë pjesë e skuadrave turke, dhe harta u plotësua edhe më shumë pas transferimeve të janarit, ndërsa është lënë pas Italia, që ka qenë prej vitesh kampionati numër 1 për ne.

Ai që spikat më shumë është padyshim Ernest Muçi, prej dy vitesh në këtë kampionat, e që më në fund ka shpërthyer plotësisht, me 11 gola në vetëm 21 ndeshje me Trabzonsporin, duke u shtuar edhe 4 asiste si dhe organizimin e lojës.



Një emër shumë i rëndësishëm i kombëtares është bashkuar së fundmi me Beshiktashin, klubi që ka ende edhe kartonin e Muçit.

Ky është Kristian Asllani i cili u huazua që nga Italia, sepse kartonin e tij vazhdon ta ketë Interi.

Edhe pse mori karton të kuq që në ndeshjen e parë, ai pritet të shkëlqejë në Superligë.

Një rikthim është ai i Rej Manajt, që më herët shkëlqeu me Sivasporin duke fituar Këpucën e Bronzit në elitën turke.

Sulmuesi kuqezi do të luajë sërish për Sivasporin, por këtë herë në Ligën e Parë, ndërsa mbylli angazhimin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në Superligë është edhe Qazim Laçi, mesfushori I rëndësishëm I kombëtares, që këtë sezon është bërë pjesë e Rizesporit dhe ku është dalluar fort.

Ka shënuar 3 gola e ka shërbyer 4 asiste në 19 ndeshje, duke qenë ndër më të mirët.

Në kampionatin turk luan gjithashtu sulmuesi Indrit Tuci, me dy gola në 14 ndeshje tek Kajzerispor.

Sulmuesi Taulant Seferi, deri pak kohë më parë tepër i rëndësishëm në përfaqësuese, është tek Bodrumspor në Ligën e Parë, ku është protagonist tepër I madh me 12 gola e 4 asistë në 22 ndeshje, dhe lufton për të qenë në elitë.

Po tek Bodrumspor aktivizohet edhe mbrojtësi kuqezi, Arlind Ajeti.

Në Ligën e Parë turke luajnë edhe të tjerë shqiptarë.

Ish-kapiteni I Partizanit, Jurgen Bardhi, është pjesë e Ymraniesporit, ku ka shënuar 3 gola.

Ish-ylli I kombëtares, Odise Roshi, pjesë e ekipit në Euro 2016, luan për ekipin Keçiorengyçy, për të cilin ka pesë gola e tre asistë këtë sezon.

Së fundi, në këtë nivel në Turqi janë edhe Eduart Rroca, me të njëjtën skuadër si Roshi, dhe Dean Liço tek Boluspori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!