Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi shqiptare në Itali/ Toskana, shuhet familja me 4 anëtarë, helmohen nga monoksidi i karbonit

schedule07:58 - 5 Shkurt, 2026

schedule 07:58 - 5 Shkurt, 2026

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një familje shqiptare është shuar e gjitha. Ngjarja e rëndë ndodhi në Rughi, ku katër anëtarët e familjes me origjinë shqiptare, dyshohet se u helmuan nga monoksidi i karbonit.

Sipas mediave italiane, tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

Viktimat janë dy prindërit, përkatësisht Arti dhe Jonida Kola (48 dhe 43 vjeç), si dhe dy fëmijët Hajdar dhe Xhesika Kola, 22 dhe 15 vjeç.



Edhe pse shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë, katër familjarët u konstatuan të vdekur.

Një helikopter mjekësor u vu në dispozicion fillimisht, por u tërhoq sapo familjarët u shpallën të vdekur.

Autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes tragjike.

Ndërkohë një person i pestë është dërguar në spital për ndihmë të mëtejshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ishte vëllai i kryefamiljarit ai qe fillimisht dha alarmin pasi nuk po arrinte të kontaktonte me ta, duke i detyruar të shkonte me pas në banesë rreth orës 20:00 të mbrëmjes, por koha e saktë e tragjedisë nuk është përcaktuar.

Tre oficerët e karabinierëve që hynë fillimisht në shtëpi patën gjithashtu probleme të lehta nga monoksidi i karbonit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!