Negociatorët ukrainas dhe rusë nisën në Abu Dhabi një raund të dytë bisedimesh të ndërmjetësuara nga SHBA-të.
Në fokus të bisedimeve është përfundimi i konfliktit më të madh që ka shpërthyer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Takimet dy-ditore trepalëshe vijnë pas pretendimit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Rusia shfrytëzoi një armëpushim energjetik të mbështetur nga SHBA-të javën e kaluar për të grumbulluar municione dhe për të sulmuar Ukrainën me një numër rekord raketash balistike.
Gjatë vitit të kaluar, administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka rritur presionin mbi Kievin dhe Moskën për të gjetur një kompromis për t’i dhënë fund konfliktit katërvjeçar.
Megjithatë, hendeku midis dy palëve mbi çështjet kryesore mbetet, pavarësisht bisedimeve me zyrtarët amerikanë.
/abcnews.al/


