Ishte si një përgjigje në momentin më të vështirë. Mediat amerikane u mbushën një ditë më parë me tituj dhe komente për të ardhmen e Lebron Xhejmsit, dhe për ndarjen e tij të mundshme nga Los Anxhelos Lejkërsat, por “Mbreti I basketbollit” dha një shfaqje të vërtetë, së bashku me partnerin e tij Luka Doncic.
Dy yjet e Liqenasve shënuan në total 49 pikë dhe skuadra e madhe triumfoi 125-109 në fushën e Bruklinit në Nju Jork.
Në qytetin gjigand që njihet si “Molla e Madhe”, Xhejms pati 25 pikë, 3 topa në tabela e 7 asistë, plus 3 vjedhje topi.
Një formë dhe paraqitje shumë e mirë për dikë që është vërtet legjendë e madhe, por gjithashtu edhe në moshë shumë të shtyrë, 41-vjeçare.
Të shohim nëse vërtet do të largohet nga klubi më I famshëm në Amerikë në fund të sezonit.
Doncic ndërkaq shtoi 24 pikë, 6 topa në tabela, 5 asistë dhe 1 vjedhje topi, por siç I ndodh shpesh e humbi edhe vetë topin pesë herë.
Megjithatë, edhe slloveni është në nivel tepër të lartë dhe jo më kot u shpall Lojtari më I mirë I muajit janar në Konferencën Perëndimore.
Lejkërsat janë në vendin e pestë në Perëndim me 30 fitore e 19 humbje, jo larg vendit të dytë që mban San Antonio./abcnews.al


