Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pagat e gjyqtarëve/ Rama për Shoqatën e Gjyqtarëve: U shfaqën si parti politike, me gjuhë të papranueshme

schedule08:42 - 4 Shkurt, 2026

schedule 08:42 - 4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se përpjekja e Shoqatës së Gjyqtarëve për të imponuar rritje pagash përmes pushtetit gjyqësor përbën një akt të pajustifikueshëm dhe ndërhyrje në kompetencat e qeverisë dhe Parlamentit.

Kreu i qeverisë theksoi se këtë qëndrim  e ka mbajtur si palë në procesin gjyqësor, në emër të pushtetit ekzekutiv dhe interesit publik.

Ai akuzoi gjithashtu Shoqatën e Gjyqtarëve se po sillet si një subjekt politik, duke përdorur një gjuhë që, sipas tij, nuk i shkon për shtat pushtetit gjyqësor.



“Jam këtu sepse jam në komunikim të drejtpërdrejtë, jam absolutisht i surprizuar, nga një reagim i pabesueshëm i Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me shqetësimin e ngritur nga unë, një përpjekje e pajustifikueshme, e papranueshme, e pagëlltitshme për t’iu imponuar parlamentit dhe qeverisë, përmes pushtetit gjyqësor, për t’i rritur pagat vetes dhe gjyqtarëve, me gjyq.

Këtë shqetësim e kam ngritur si palë, për të mbrojtur interesin e vet, në këtë rast, në gjykatë, pra në emër të pushtetit ekzekutiv. Është hera e dytë që ndodh, që ka një habi, shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur po flas për çka përfaqësoj në emër të shqiptarëve, për një interes që jemi në gjyq.

Jemi palë dhe shoqata e gjyqtarëve shfaqet si parti politike me një gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor”, theksoi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!