Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

26 vite nga masakra e Mitrovicës/ Osmani: Krim i hapur kundër njerëzimit

schedule17:15 - 3 Shkurt, 2026

schedule 17:15 - 3 Shkurt, 2026

Këtë të martë shënohen 26 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mirovicës, ku u vranë 10 shqiptarë, mees tyre fëmijë, gra e të moshuar.

Shumë të tjerë u plagosën, ndërsa rreth 12 mijë shqiptarë u dëbuan dhe  u detyruan të kalojnë në jug, duke lënë pas shtëpitë e tyre që digjeshin.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përkujtoi masakrën me një postim në rrjetet sociale. Ajo tha se bandat kriminale serbe vranë civilë të pafajshëm dhe e cilësoi një krim të hapur kundër njerëzimit.



Sipas dëshmitarëve, operacioni i vrasjeve kishte në krye ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë.

Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviq me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Këshilli i Mbrojtjes i Lirive dhe i Drejtave të Njeriut ka denoncuar se vrasjet janë kryer në prani të ushtarëve francezë të KFOR dhe të policisë ndërkombëtare, duke ngritur dyshime mbi mungesën e reagimit ndaj këtij akti brutal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!