Si pasojë e motit të keq kapiteneria e Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla, dhe të peshkimit që synojnë të operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur.
Kjo masë është marrë me qëllim parandalimin e çdo situate problematike për shkak të kushteve atmosferike.
Ndërsa njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.


