FIER- Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg, 34-vjeçarin Laert Hasalla për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë.
Ai kishte paguar 31 vjeçarin Mariglen Matjani, aktualisht i dënuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës.
Nga të shtënat mbeti e plagosur Bajame Sejena, halla e Marius Hasallës, e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me të.
Aktualisht, 34-vjeçari ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”/abcnews.al


