Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi për Veliajn/ Kryebashkiaku kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda. Seanca e radhës më 9 shkurt

schedule13:34 - 2 Shkurt, 2026

schedule 13:34 - 2 Shkurt, 2026

Në një seancë të tensionuar, kryetari i Bashkisësë së Tiranës Erion Veliaj, ka kërkuar në Gjykatën e Posacmë që të mos përfaqësohet nga avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku, me pretendimin se ajo nuk është e njohur me aktete hetimore.

Por avokatja Teodoresku, iu drejtua gjykatës së Posacme, për të shtyrë seancën, me argumentin për tu konsultuar, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.

Më pas ishte Erion Veliaj, që kërkoi përjashtimin e gjyqtares e posacme Etleva Deda, me argumentin se nuk po e lejon që të ketë mbrojtje ligjore efektive, duke braktisur edhe sallën e gjyqit.



Seanca vijoji me konkluzionet përfundimtare të personave të tjerë të përfshirë në dosjne në ngarkim të Erion Veliajt.

Seanca e radhës është caktuar më datë 9 shkurt ku pritet të jepet vendimi çështjen e Veliajt, nëse do të kalojë ose jo për gjykim, po ashtu do të shqyrtohet edhe kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda.

Erion Veliaj, mbahet në qeli që prej 10 shkurit 2025, ndërsa në dosje, dyshohen edhe baskëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe biznese. SPAK e dyshon Erion Veliaj, për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!