Një aksident ka ndodhur në sheshin “Demokracia”, në Shkodër. Një makinë ka përplasur një shtetas që po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


