Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Çfarë i la Shqipërisë gjeniu i letrave shqipe? Studiuesja: Letërsia e Ismail Kadaresë, tepër e pasur!

schedule19:44 - 1 Shkurt, 2026

schedule 19:44 - 1 Shkurt, 2026

Viola Isufaj, studiuese e pedagoge, në një intervistë në “NewsRoom” në ABC News foli për gjeniun i letrave shqipe, Ismail Kadaresë, trashëgiminë e tij mes artit dhe politikës.

Gjatë intervistës, Isusaj nënvizoi se është koha që të rilexojmë veprat e tij të mrekullueshme.

“Ai si me një të rënë të lapsit i ka thirrur kujtesës tonë. Me përkthimin e vazhdueshëm dhe botime në gjuhë të huaja, vlerësimet në Evropë dhe përtej saj ai pohon edhe qenien e Shqipërisë në botë”, tha ajo, duke shtuar: “Në fillim Kadareja me Gjeneralin pritet në botë me një interes edhe për Shqipërinë e diktaturës. Nga ana tjetër, ai paraqet një Shqipëri të mesjetës te “Ura me tre Harqe”. Më vonë një Shqipëri feudale tek “Prilli i Thyer”. Por nëse disidenca thuhet ka shumë mungesa, ka ndjerë privilegjin sepse interesi estetik prevaloi. Pra ai sot njihet në majat më të epërme…Kadare i jep një përmasë tjetër, epike, planetare me talentin e vet. Ose tek “Doruntina”, ai e ngre dhënien e besës në universale”.



Nga ana e tij skulptori, Henri Nimani ndau detaje nga skulptura e Ismail Kadaresë, duke u shprehur se ka qenë një përgjegjësi e madhe, dhe se ishte një figurë historike me shumë peshë për shqiptarët.

“Iniciator ka qenë profesor Timo Flloko. Bisedimet i kemi nisur që kur ishte gjallë zoti Ismail. Kur ndërroi jetë e ndjeva si detyrim. Para një viti kam nisur me skica. Ka qenë një përgjegjësi e madhe sepse ishte një figurë me shumë peshë”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!