Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Seferi, gol për elitën/ Sulmuesi ka shënuar 12 herë në kategorinë e dytë turke

schedule16:01 - 1 Shkurt, 2026

schedule 16:01 - 1 Shkurt, 2026

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e duket se nuk është aspak i kënaqur në Ligën e Parë, por synon Superligën.

Dëshiron ta arrijë me ekipin e tij, Bodrumspor, i cili ndodhet vetëm 4 pikë larg zonës që të ngjit direkt në elitë, ndërsa sulmuesi shqiptar nga Maqedonia ka një meritë të veçantë.

Ka shënuar 12 gola këtë sezon, dhe e fundit ishte në suksesin 3-0 në shtëpi ndaj rivalit Sherikspor. Seferi realizoi rrjetën e tretë, ndërsa për pak ishte autor edhe i së dytës.



Forma e tij është vërtet shumë e mirë, dhe në 22 ndeshje në kampionat ka 16 kontribute për gol, duke shtuar 4 asiste. Njëri nga më të mirët dhe kandidat për Këpucën e Artë bashkë me sulmuesin e Kosovës, Florent Hasani që ka shënuar 14 herë.

Bodrumspori është në vendin e pestë në Ligën e Parë të Turqisë, me 39 pikë, në zonën çerekfinaleve të plej ofit që të ngjit në elitë, por synon të jetë në ndeshjen finale, ose të ngjitet direkt tek më të mirët.

Futbollisti 29-vjeçar ka luajtur mbi 90 për qind të kohës dhe mbi 90 për qind ka qenë edhe titullar, ndërsa shpreson të rikthehet në kombëtare për të cilën nuk luan që nga nëntori i 2024-ës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!