Një 25-vjeçar nga Malësia e Madhe, i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia. Ai akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1275 bimë narkotike pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj.
Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë në muajin shtator.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera dyshohet se i riu në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar më 4 shtator 2025.


