Në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News Besa Dhami, specialiste në Bankën e Shqipërisë, foli për ekspozitën e çelur për 100 vjetorin e krijimit të Bankës së Shqipërisë dhe hedhjes në qarkullim të lekut shqiptar.
Ekspozita, u shpreh Dhami pasqyron historinë e monedhës dhe Bankës Shqiptare, si edhe rëndësinë e parasë si mjet shkëmbimi dhe dëshmi identiteti.
“Ky është një vit i rëndësishëm për institucionin Banka e Shqipërisë. Kemi një shekull krijim të institucionit, Bankë Shqiptare por 2026 na përkon me një shekull kartëmonedhe ose sistem monetar kombëtar. Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim me një kontribut me rëndësi të Bankës së Shqipërisë dhe instituti italian të kulturës dhe kanë dhënë kontributin e tyre me artefakte të sjella në këtë ekspozitë. Rrugëtimi i Bankës së Shqipërisë, mund të themi ka qenë jo fort i lehtë…”, u shpreh ajo.


