Në studion e News Line, analisti Frrok Çupi komentoi deklaratat e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.
“Ishte një moment tjetër, shënon dicka tjetër edhe në raport me BE. Është hera e parë, më e qartë. Kjo sot ishte një dëshmi e asaj c’ka është thënë në miliona herë mes njerëzish, pse lejojmë të na hedhë baltë një parti. Sot na i tha një europarlamentar. Është një i ardhur nga vendet më mike të vendit tonë. Dhe ka konstatuar se Shqipëria tashmë nuk pengohet as nga djalli vetë, por e pengon një njeri që i thotë vetes shqiptar, dhe një parti e vogël me ca ushtarë të dëmshëm tragjik. Ky është mësimi sot, po pengoni veten. A jeni ju aftësi shtet formues deri në pikën sa mos i prisni të gjitha nga Europa.
Sot i dërguari i Europës sot vuri në pikëpyetje drejtësinë në Shqipëri. Në momentin që dikush vë molotov, ka përgjegjësi penale, apo ju nuk e njihni? Nëse shteti nuk ka aftësi të tilla sa të mbyllë brenda një njeri që hedh baltë mbi Shqipërinë, përse duhet kjo drejtësi, ky rend. Ata që e quajnë veten patriot duhet të kishin dalë në aeroport ti thonin Ku do shkosh se ti nuk ke Atdhe. Berisha nuk u dëgjua në PE, nuk mund të ndotë atë sallë.
Si mundet që një vend në Europë, qenka vijë e karteleve të drogës, sipas Berishës. Renditja e fatkeqësive të atyre që kanë ndodhur në histori i implementohet Shqipërisë nga një shqiptar që ka qenë President i vendit. Askush nuk i ka bërë kaq keq Shqipërisë, sa ta nxijë fytyrën në këtë mënyrë. Vëzhguesi në PE për Shqipërinë e tha qartë, është tjetër gjë realiteti dhe tjetër ajo që transmetojnë ekranet. Berisha është një qenie që i ka mbaruar punët e veta, është problemi ynë,” – shpreh Çupi./abcnews.al


