Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

  • JO 69%
  • PO 31%
Loading ... Loading ...
 

Aksident në Itali/ Makina perplaset me kamionin, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

schedule11:18 - 30 Janar, 2026

schedule 11:18 - 30 Janar, 2026

Dy shtetas Shqiptarë në të 20-tat e tyre kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, pasi automjeti i tyre tip Jeep u përplas  pasditen e te enjtes me një kamion në rrugës Sanita në qytetin Savigliano, qytet ky që ndodhet vetëm 50 kilometra larg Torinos ne provincen e Cueno.

Përvec dy shqiptarëve që humën jetën, u plagos edhe personi i tretë që ndodhej në automjetin e tyre si dhe cifti që ndodhej në Kamionin Iveco duke e cuar bilancin e aksidentit në dy viktima dhe tre të plagosur.

Mediat Italiane raportojnë se përplasja mes dy mjeteve ishte aq e forte sa foristrada me të cilën po udhëtonin tre të rinjtë përfundoi jashtë rrugës. Deri më tani autoritetet Italiane nuk kanë zbuluar identitetin e dy të rinjëve Shqiptarë që humën jetën në Itali. Hetimet kane nisur per të zbuluar shkaqet e aksidentit të rëndë dhe nëse ka pasur manovra të gabuara nga dy drejtuesit e mjeteve.



Ne vendngjarjen e akisdentit pati mberritje te shpejt te sherbimeve te emergjences, perfshire nje helikopter, dy autoambulanca, policia lokale dhe karabinieret. Pas aksidentit pati nje mbyllhe te perkohshme per qarkullimin e automjeteve ne Autostrade, pasi autoritet mblodhen prova per te zbuluar shkaqet dhe dinamiken e aksidentit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!