PD ka kohë deri të hënën të rikthehet tek reformat ose PS do të vijojë e vetme. Arbjan Mazniku, bashkëkryetar komisioni për Territorialen, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se për reformën Territoriale nuk janë aspak në avantazh me kohën dhe se nuk ka vend për të humbur kohë.
Gjatë intervistës, ai theksoi se pavarësisht se qëndrimit të opozitës, procesi i nisur tashmë nuk do të ndalet.
“Nëse ne ia dalim të bëjmë reformë me 140 vota do ishte idealja të shkonim një mekanizëm konsensusi. Ramë dakord për bashkë-kryesi dhe bëmë mbledhjen e parë opozita nuk erdhi, mbledhjen e dytë erdhi por të tretë dhe mbledhjen e katër nuk erdhi. Nëse nuk vijnë ditën e hënë, ne të gjithë anëtarët e PS në komision kanë kërkesën të firmosur ku ne të bëjmë ndryshimin, pra të kryejmë një komision dhe të futemi në një proces pune, por roli i opozitës nuk preket do jetë mëse e mirëpritur, por procesi nuk ndalet më. Me reformën territoriale jemi në një presion në afat me kohën. Ndërsa Reforma elektorale ka avantazh më të madh në kohë”, tha ai.


