Bashkëkryetari i komisionit për reformën territoriale, Arbjan Mazniku deklaroi se me reformën e re, do të forcohet roli i bashkive.
Në një deklaratë për mediat, Mazniku u shpreh se reforma do të bëhet në shërbim të qytetarëve.
Sipas Maznikut, bashkitë do të ofrojnë shërbimet më të mira të mundshme.
“Një reformë, e cila të qëndronte në kohë, t’i përgjigjet sfidave që Shqipëria kishte përpara. Për 1 muaj, opozita nuk erdhi, më pas u mor me diskutimin e kalendarit të punës. Në maj të 2027, Shqipëria ka zgjedhjet vendore, duhet të hyjmë me hartë të re territoriale.
Në vjeshtën e vitit që vjen, Shqipëria do mbyllë negociatat. Nuk integrohet në BE qeveria, integrohet e gjithë Shqipëria në BE. Të forcojmë bashkitë, të kenë struktura më të forta edhe financiarisht. Nëse humbasim këtë afat, të 2027, humbasim 8 vjet. Kjo reformë bëhet për të mirën e qytetarëve shqiptarë, që bashkitë të ofrojnë shërbimet më të mira të mundshme”, theksoi ai./abcnews.al


