Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Bardhi “ha” presionin e Ballës/ “Territorialja”, PD detyrohet të kthehet nga rruga në Parlament

schedule11:49 - 29 Janar, 2026

schedule 11:49 - 29 Janar, 2026

TIRANË- Nga rruga në parlament. Jo me dëshirë, por nën presion. PD ka kohë deri të hënën të rikthehet tek reformat, ose PS do të vijojë e vetme.

Taulant Balla i dha një shans të  fundit. Ose të hënën rikthehen në parlament, ose të martën do të votohet formula e PS, pra heqja e paritetit nga 8+8 në 9+8 me 1 anëtar socialist më shumë, heqja e spaletave Luçiano Boçit nga bashkëkryetar në zv.kryetar dhe pa të drejtën e vetos.

Me formulën e re PD edhe nëse bojkoton, nuk bllokon. As territorialen, as zgjedhoren. Gazmend Bardhi u justifikua, dhe tha se mazhoranca i ka keqkuptuar. Opozita nuk paska bojkotuar, por anëtarët në komision kanë qenë shumë të zënë me aktivitete të tjera partiake, foltoret dhe protestat e doktorit. Por në fakt e vërteta është ndryshe. Opozita ka munguar 3 mbledhje në 3 muaj. E thënë me gjuhën e Bardhit, në katër muaj ka qenë vetëm në një mbledhje.



Por, Bardhi thotë se janë mungesa me arsye. Arsyetimin e vërtetë e ka sqaruar doktori më herët.

“Ne kemi ndërprerë bashkëpunimin me narkomazhorancën, ne krijojmë komisionet e reformës territoriale me forcat opozitare dhe reformën zgjedhore. Do bëjmë reformën e vërtetë”, tha Berisha.

Këtë Berisha e ka thënë një ditë para protestës qe do rrëzonte Edi Ramën. Tashmë i kthyer dhe nga suksesi madhështor ndërkombëtar në Strasburg, i duhet të ndajë dilemën historike të Partisë Demokratike, mes parlamentit dhe rrugës. Zgjedhja është e vështirë, ose duhet t’i bindet kërcënimit të Taulantit dhe të ndjekë pas gazin ose të bëjë Reformën në rrugë. I vetmi vend ku tashmë edhe Bardhi do ta ndjekë me kokën poshtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!