345 milionë lekë është bilanci i dëmeve të shkaktuara nga zjarret që për fshinë vendin gjatë verës.Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat dhe shifrën e shpërblimeve për 15 bashkitë e prekura më tepër nga zjarri të cilat do të përdoren për kompensim të banorëve për dëmtimin në banesa, bagëti dhe biznese. Ky kompensim për dëmet nga zjarri përfshin periudhën nga 15 qershori deri më 15 shtator.
Kruja rezulton se është një ndër bashkitë që ka përfituar fondin më të madh prej 146 milionë lekësh ndjekur nga Gramshi me 86,6 milionë lekë,finiqi 40 milionë lekë dhe Delvina 36 milionë lekë.
Dëmshpërblime më të vogla janë miratuar për Librazhdin, Tepelenën, Kukësi dhe Hasi.
Shqipëria u përfshi nga zjarre masive në verën e vitit 2025 e cila është cilësuar si më e vështira për shkak të dëmeve të shumta nga zjarret.
Rezulton se në total në të 10-a bashkitë e përfshira nga zjarrvëniet janë afro 200 shtëpi të dëmtuara dhe mbi 3 600 krerë bagëtish të djegura këtë verë.
Zjarret e rëna gjatë verës në të shumtën e rasteve rezultuan të qëllimshme dhe nisur nga kjo, zjarrvënia është përfshirë në Kodin Penal, duke parashikuar burg nga 5 deri në 15 vite për autorët
Demet nga zjarri ne vere
Delvinë – 36 mln lekë
Dibër – 10,5 mln lekë
Gramsh – 86,6 mln lekë
Has – 0,7 mln lekë
Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
Krujë – 146 mln lekë
Kukës – 0,6 mln lekë
Librazhd – 0,2 mln lekë
Peqin – 4 mln lekë
Tepelenë – 0,3 mln lekë
Kamëz – 2 mln lekë
Maliq – 1,2 mln lekë
Finiq – 40 mln lekë
Dropull – 7,7 mln lekë
Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë


