Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dhunë ndaj gazetarëve, deri në 5 vite burg/ Çupi në “Real Story”: Masat, për emancipimin e shoqërisë

schedule20:21 - 28 Janar, 2026

schedule 20:21 - 28 Janar, 2026

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshime në Kodin Penal që parashikojnë dënime deri në 5 vite burg për këdo që ushtron dhunë ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

I ftuar në emisionin “Real Story”, analisti Frrok Çupi e cilësoi këtë vendim si një hap historik dhe të domosdoshëm për shoqërinë shqiptare.

Sipas tij, miratimi i këtij ligji është një “gur kilometrik”, që vjen me vonesë, por i nevojshëm për të garantuar sigurinë e medias dhe për të emancipuar shoqërinë.



Ai ndau edhe përvoja personale të dhimbshme nga e kaluara, duke deklaruar se është kërcënuar me vdekje dhe është ndaluar dhunshëm për shkak të profesionit të tij si gazetar.

Sipas Çupit, ligji i ri duhet të shërbejë si një barrierë e fortë kundër dhunës ndaj gazetarëve, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Është gur kilometrik për shoqërinë sesa një nevojë e domosdoshme. Unë mendoj se duhet, sepse papritur kushdo mund të “çmendet” një ditë si atëherë. Duhet sepse ne po shkojmë drejt Evropës, por edhe për ta emancipuar shoqërinë.

Kemi pasur ligjin që ndalonte vrasjen dhe fyerjen e lajmësit, e kemi pasur në të gjitha kanunet, Kanuni i Lekë Dukagjinit e konsideron me imunitetit diplomatik, nuk preket, nuk fyhet, nuk i preket çanta që ka në dorë dhe po të sulmohet është sulmuar publiku dhe Kanuni.

Jemi shumë vonë, ne kemi humbur shumë miq. Na kanë humbur nëpër duart tona. Jam sot “fantazmë”, sepse jam caktuar dy tri herë për tu vrarë nga ushtria e Sali Berishës. Më ka fshehur ambasada amerikane, ambasada gjermane, më ka fshehur Vlora, por kjo nuk më emocionon për vete.

Na kanë marrë natën në furgon nga redaksia e gazetës, ditën kur shpërtheu bomba Vefa, na kanë çuar në burg. Me siguri me këtë rast i vihet digë, i vihet barrierë, kjo s’do të ndodh më kurrë dhe nuk duhet të ndodhë më kurrë.”,  tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!