Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin, këto janë dy temat kryesore që do të diskutonin

schedule16:10 - 28 Janar, 2026

schedule 16:10 - 28 Janar, 2026

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të diskutuar dy çështjet kyçe që mbeten të pazgjidhura në një marrëveshje paqeje: territorin dhe Centralin Bërthamor të Zaporizhzhias.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, në një intervistë për Ukrainska Pravda dhe dha disa detaje.

Ai shtoi se gjatë bisedimeve të fundit në Abu Dhabi, ku morën pjesë delegacione nga Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara, dy çështje kyçe mbeten pa zgjidhje: statusi territorial dhe e ardhmja e centralit bërthamor.



Rusia kërkon tërheqjen e forcave ukrainase nga i gjithë Donbasi, përfshirë zonat që nuk janë nën kontrollin rus, një kërkesë që Kievi e konsideron të papranueshme. Ukraina, nga ana tjetër, këmbëngul në largimin e forcave ruse nga centrali, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë sugjeruar vendosjen e tij nën menaxhim të përbashkët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!