Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tentuan të trafikonin 34 kilogramë kanabis/ Gjirokastër, pranga dy të rinjve

schedule10:37 - 28 Janar, 2026

schedule 10:37 - 28 Janar, 2026

Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, të kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me qëllim goditjen e një tjetër tentative për të trafikuar në Greqi, sasi të madhe lënde narkotike Cannabis Sativa, u finalizua operacioni “Ura”.

Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit Eduart Mema 35 vjeç, banues në fshatin Blerimas, Delvinë dhe Edison Sinani, 37 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Të dy u kapën në flagrancë, tek ura e fshatit Kardhiq, duke transportuar me automjet tip “Hyundai”, 44 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (me peshë totale 34 kilogramë e 5 gramë), dyshohet me qëllim trafikimin në Greqi.



Pakot ishin fshehur në një hapësirë të improvizuar, te shasia e automjetit.

Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Hyundai” dhe me 4 celularë të të arrestuarëve.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!