Trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese është mbledhur sërish këtë të martë, ku pritet të jepet vendimi për padinë e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe të Infrastrukturës Belinda Balluku.
Kryeministri Rama kërkon rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në ekzekutiv, dhe pezullimi në këtë rast ishte de fakto shkarkim, duke penguar edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.
Si palë të interesuara në këtë seancë morën pjesë Kuvendi dhe Presidenca. Gjykata e Posaçme e cila dha vendimin nuk mori pjesë në senacë, ndërsa SPAK mbrojti vendimin, me dy prokurorët Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, sipas të cilëve masa ndaj zv.kryeministres është personale dhe qëndrimi i saj në detyrë është i rrezikshëm.
Belinda Balluku u pezullua nga detyra si zv/kryeministre dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë më 20 nëntor, pas hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe. Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar këtë vendim deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.


